Kate Middelton dhe Princi William, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, bënë një vizitë në Uells në datën 8 maj.
Çifti bëri një vizitë për të parë foshnjën mbretërore të Meghan Markle dhe Princ Harry-t. Kate mbante veshur një xhaketë të kuqe, një palë pantallona të zeza, një golf të zi me mëngë të gjata deri jashtë mëngëve të xhaketës dhe një palë çizme të zeza. Ndërsa si aksesor kishte një çantë të zezë në stilin e gjarprit.
Besohet të jetë Filozofia e ‘Lorenzo Serafini’ me xhaketën e cila kushton rreth 1,162 dollarë.
Çizmet e saj të ‘Aquatalia’ kushtonin: 736 dollarë.
Çanta, Midi Mayfair nga ‘Aspinal’ i Londrës, kushtonte: 643 dollarë.
Nuk është hera e parë që Kate ka veshur një kombinim të tillë madje edhe fiks këtë ‘kostum’.
Dukesha mbante të njëjtën veshje që pati në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2017, kur ajo arriti në Peterborough. Pantallonat e saj të Parker në Blue Midnight, kushtonin 194 dollarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.