Reperi i njohur shqiptar, Fero dhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Artisti nga Gjilani duke qenë se është mjaft aktiv në rrjete sociale ka zbuluar së fundmi gjininë e foshnjës.
I njëjti ka publikuar një fotografi të modeles shqiptare duke treguar se së bashku po presin një vajzë.
“Çikat e mija”, ka qenë mbishkrimi i fotografië përmes së cilës po ashtu zbuloi gjininë e foshnjës.
Në postim, nuk ka marrë ndonjë reagim pasi ka bllokuar për ndjekësit pjesën ku bëhen komentet.
Çifti gjithashtu ditë më parë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, ndërsa këtë kohë kanë qenë më shumë në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.