×
  • Show Time
  • Show Time

    Cili duhet të jetë fitues i Big Brother VIP këtë edicion sipas Balina Bodinakut?

    Reporteri
    20 Prill 2023 | 10:23

    Balina Bodinaku ka qenë një nga opinionistet e edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Edhe pse këtë sezon ajo nuk është më në rolin e opinonistes së këtij formati, ajo nuk ka munguar dhe nuk ka reshtur së shprehuri mendimet e saj për banorët në rrjetet e saj sociale. Teksa ka mbetur shumë pak nga finalja e madhe, Balina ka treguar edhe se kë sheh fitues të këtij edicioni.

    “Ne e dimë fituesin pak a shumë. Duke lexuar angazhimin e fansave dhe të publikut mendoj se fituesi është Luizi dhe ka njëfarë kohe që dihet. Kjo gjë e ka prekur lojën, ka një mungesë të madhe të ambicies së banorëve të tjerë. E kanë nisur lojën më të dembelosur këtë vit dhe me shumë agresivitet. Nisi me vrull që ditën e parë, por tani ka rënë shumë”, u shpreh ajo.

    Ndër të tjera, Balina tregon edhe se pse nuk është ulur në kolltukun e opinionistes këtë edicion, duke nënkuptuar edhe se mes saj dhe produksionit të Big Brother VIP ka pasur një krisje dhe arsyeja e mungesës së saj nuk ka qenë gjendja e saj shëndetësore.

    “Kur mu bë ftesa për të qenë opinioniste kisha një problem shëndetësor, isha në spital” – tha shumë shkurt ajo, ndërsa ka edhe koment të fundit për opinionistët e këtij viti, Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin.

    Ne i marrim në konsideratë komentet, i shohim si sukses. Ne privohemi të themi diçka pasi e dimë që do të na sulen me komente negative. Ky ‘show’ është më i madhi, më i ndjekuri, është normale që do komentohet. Nuk do ishte BBV kaq i rëndësishëm nëse nuk do të kishte kaq njerëz që do të komentonin.

    Ekstrem dhunues këtë vit komentuesit. Askush nuk është i mbrojtur virutalisht, nuk ka kontroll, ka një tifozeri që godet këdo për kritikën më të vogël. Vjet unë isha shumë e prekur, ndërsa këtë vit janë më shumë të prekur. Ndjehet dhuna në lëkurë”, u shpreh ajo .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!