Disa ditë më parë Erlindi vendosi të linte përfundimisht Për’puthen pas një debati të fortë me Arjan Konomin.
Ky i fundit akuzoi Kristianin se i kishte dhënë Erlindit një drogë që e ka shpërfytyruar. Kristiani e mohoi këtë gjë dhe tha se i ka dhënë çaj macha që përdoret nga shumë njerëz në botë.
Ndërkohë, Bora Zemani tha se Erlindi dhe Kristiani kanë prishur programin, ndaj është dashur ndërhyrja e rojeve që t’i largojnë ata të dy nga studioja. Në fakt para nisjes së puntatës, Erlindi lajmëroi se kishte ikur vetë nga programi dhe se do të nxirrte në dritë gjithë të vërtetën.
Së fundmi, ai ka bërë publike një video nga prapaskena, ku tregon sesi ish-konkurrentët janë nxjerrë nga studioja.
Ai që u nxor jashtë nga sigurimi është Kristiani, i cili e quan veten mjek popullor.
“Security duke nxjerrë jashtë ‘kriminelin’. Vetëm sepse donim lirinë e fjalës. Ps: Video e bërë të enjten”, ka shkruan Erlindi krahas videos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.