×
  • Show Time
  • Show Time

    Cima flet pasi u infektua me coronavirus: Mos bini pre e dashakeqëve, që nuk ia duan të mirën as vetes

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 19:24

    Aktori i njohur kosovar, Rasim Thaçi – Cima ka reaguar për herë të parë pasi u infektuar me koronavirus.


    Cima në postimin e tij ka shkruar se gjendja e tij është stabile dhe se është me oksigjeno-terapi.

    Ai ka falënderuar të gjithë ata që po pyesin për gjendjen e tij. Gjatë ditës së djeshme vajza e tij, Adelna Thaçi-Meta kërkoi gjak nga personat që ke kanë kaluar virusin, për ta ndihmuar babain e saj.

    Fatmirësisht, tashmë i është gjetur gjaku i kërkuar për Cimën.

    Postimi i plotë:

    Përshëndetje të gjithëve
    Ju falenderoj nga zemra që vazhdimisht po thirrni e shkruani në adresat e familjes sime.
    Për momentin jam në Oksigjeno-Terapi , gjendjen e kam stabile , dhe dalë ngadalë po e mar vetën fal doktorrëve që nuk po ngurrojnë e nuk po kursehen as në atom të fundit , po ashtu duke ju falenderu nga zemra edhe ju të dashun që keni shpreh gadishmerinë tuaj për dhurimin e gjakut , ku u detyruam të bëjmë thirrje publike pasi që Plazma të gjakut nuk kishte në Transfuzion dhe se ishte e nevojshme patjetër , si për mu po ashtu dhe për shumë pacient të tjerë që janë të shtrirë.
    Për hirë të korrektisë , u lajmërova për gjendjen time , dhe mos të bini pre e mashtrimeve nga disa njerëz dashakeq , që nuk i’a dojnë mirën as vetit.
    Respekt
    Cima ?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!