Pas skandalit se Loredana Zefi ka kërcënuar një çift, të cilit u ka kërkuar para, reperja ka thirrur një konferencë për media në Kosovë.
Ajo bashkë me dy avokatët e saj dhe bashkëshortin e saj Mozzik, kanë dalë para gazetarëve për ta sqaruar rastin.
Reperja tha se rasti ka nisur që nga viti 2016 dhe në të kanë qenë të përfshirë disa persona nga familja e saj, por, nuk tregoi se për cilët persona konkret bëhet fjalë.
Po ashtu, ajo tha se nuk kishte dijeni për ngjarjen deri në vitin 2018.
Më pas, reperja tha se paratë që i kanë marrë, nuk janë marrë me dhunë apo detyrim.
“Parat nuk janë marrë me dhunë apo mashtrime. Ata kanë pranuar me dëshirë për t’i dhënë ato” janë fjalët e reperes.
Po ashtu, Loredana tha se nuk u arrestua asnjëherë.
“Kam shku në prokurori e kam dhënë deklaratën, pastaj prokurori më ka liruar të shkojë në shtëpi te vajza ime. Nuk kam qenë e burgosur asnjëherë” janë fjalët e saj.
Këtë deklaratë të saj, më pas e ripërsëriten edhe avokatët që po e mbrojnë atë.
Madje, Tomë Gashi tha se zonja që e denoncoi Loredanën, edhe më herët ka raportuar raste të tilla, për persona tjerë.
Gashi vazhdoi duke thënë se shumat që janë përmendur në media, duke qenë shtet i varfër na janë dukur të mëdha, por, nuk janë të tilla!
Pyetjeve u përgjigj edhe reperi Mozzik, i cili tha se Loredanën e ka grua dhe se çka do që ndodhë, çdoherë do ta mbështesë atë, madje, kërkoi që të mos merren mediet më me këtë çështje.
Loredana u pyet se a ka keqpërdor emrin e avokates Anna Landmann, por, avokati i saj Tomë Gashi nuk e la reperen të fliste, madje, dha një përgjigje tërthorazi, duke mos treguar se a u keqpërdor emri i Anna Landman apo jo.
“E inkurajojë avokatin Valentin Landmann që nëse mendon se është keqpërdori emri i gruas së tij, të ngrijë padi. Nëse fiton dëmi paguhet me para”.
Në vazhdën e pyetjeve, Loredana mori edhe një të tillë, ku u pyet për një padi tjetër nga një vajzë e cila pretendon se Loredana i ka marrë asaj para.
E nervozuar, Loredana dha një përgjigje të shkurtë.
“Jo nuk është e vërtetë! Ku ishte ajo vajzë deri sot” janë fjalët e reperes.
I nervozuar për këtë rast ishte edhe Mozzik ku shpreh “Nuk është tema kjo pse jem ardhë”.
Duke mos u lejuar nga avokati i saj Tomë Gashi të flasë, Loredana më nuk dha përgjigje për rastin në fjalë, thjesht tregoi se në Kosovë është duke xhiruar një klip.
Madje, për ironi, edhe kur duhej përgjigjur për tjera çështje, avokati i Loredanës, Tomë Gashi tregonte ku po e xhiron klipin Loredana.
Kur jemi te avokati i saj, Tomë Gashi gjatë gjithë kohës u tregua jo i hapur me gazetarët, duke ua bërë pyetjet bajat, duke i ironizuar e duke mos u dhënë përgjigje të qarta.
Madje, ai e ofendoi edhe një gazetare për pyetjen e saj duke i thënë “Nëse e kishe bo ti këtë nuk ish marrë askush me ty, po normal kur flitet për një yll si Dona bëhet e madhe”.
Loredana në fund u ngrit duke thënë se po shkon të xhirojë klipin.
Kaq u kuptua nga kjo konferencë, duke mos u qartësuar shumë pikëpyetjeve të gazetarëve, por, vetëm u tha se rasti do sqarohet deri në fund.