×
  • Show Time
  • Show Time

    Cllevio në Prekaz: Doja ta prekja historinë nga afër

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 22:31

    Reperi shqiptar, Cllevio, ka ardhur për herë të parë në Kosovë për ta vizituar Prekazin me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Ai tha se ka ardhur në Prekaz pasi e njeh historinë dhe sakrificën e familjes Jashari, dhe se dëshironte që këtë histori të lavdishme të popullit shqiptar ta prekte nga afër.

    Clevio tha se i erdhi mirë që me këtë rast pa edhe krerët shtetërorë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës.

    “Sot po ndihem shumë mirë dhe nga ditët historike. Unë nuk kam vizituar këtu heronjët e popullit dhe të paktën ja di historinë dhe doja që ta prekja historinë nga afër… Kosova është në rrugë të duhur dhe sot pashë dhe delegacionin e Qeverisë së Kosovës dhe më është bërë qejfi që ishin aq të organizuar dhe që e respektojnë këtë vend”, tha ai.

    Ai uroi Festën e Pavarësisë, duke i dëshiruar popullit shqiptar veç ditë feste.

    “Uroj të gjithë kosovarëve Ditën e Pavarësisë, ta festojnë dhe mos pafshim më taksirate të tilla”, tha Cllevio.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!