×
  • Show Time
  • Show Time

    “Unë jam njeri që kam 4 nëna”, banori i ri i Big Brother VIP habitë të gjithë banorët

    Reporteri
    04 Nëntor 2021 | 22:39

    Të gjithë banorët e Big Brother VIP Albania janë mbledhur në oborr dhe po flasin se cila ka qenë historia më e lumtur deri tani në jetën e tyre.

    Të shumta ishin historitë që ata treguan nga jeta e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ajo çfarë habiti të gjithë, ishte konkurrenti i ri, Igli, i cili tha se lumturia më e madhe që ai ka përjetur deri tani në moshën 25-vjeçare ka qenë kur ai ka filluar t’i kuptonte prindërit e tij.

    “Momenti më i lumtur ka qenë kur unë kam filluar t’i kuptojë prindërit e mi, gjë që ka ndodhur katër vite më parë. Historia është e gjatë, por që do ju tregoj një herë tjetër. Nuk mund të tregoj se me çfarë merren prindërit e mi, por që unë realisht kam katër nëna”, u shpreh ai, derisa të tjerët po e shikonin të habitur se çfarë po thoshte.

    Igli, ishte banori i ri i cili u fut të martën, në natën e spektaklit, derisa ditën e nesërme do të futen edhe dy konkurrentë nga Kosova, Dj Dagz dhe Dj PM./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!