×
  • Show Time
  • Show Time

    Çun Lajçi në Ditën e Pashkëve i kërkon Gjestit të pajtohet me Jozin: Shtria dorën dhe fale

    Reporteri
    20 Prill 2025 | 17:39

    Këngëgtari nga Peja, Besart Kelmendi – Gjesti u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

    Pak orë pas kësaj, aktori Çun Lajçi, i cili e ka përkrahur këngëtarin pejan në këtë rrugëtim i ka bërë thirrje Gjesti që sot në Ditën e Pashkëve të pajtohet me Joz Markun – marrë parasysh konfliktet që patën me njëri-tjetrin.

    Postimi i tij:

    “Me shkas

    Me shnet Pashket vllazën të krishtenë. U gëzofshit për jetë e mot!

    Tani

    Gëzuar edhe ty Jozef Marku, dhe në ketë ditë të shejt, kërkoj falje me rastin e ngutisë sime, për zemratën që pate me Besartin!

    Dhe

    Ti Gjesti, bahu burr (edhe pse je i ri e burrnia asht ende larg teje), por uroja Pashkët vëllaut tand Jozit, dhe shtria dorën dhe falja kabahatin, tani kur e more çmimin që aq shumë e doje!
    Urime djalosh, çdo send u kry”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!