×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri e Lumi B publikojnë këngën e re të realizuar në vreshtat e Rahovecit

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 13:06

    Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, bashkë me reperin Lumi B, kanë realizuar këngën më të re “Lule lule”, videoklipin e së cilës e kanë publikuar sot.


    E veçanta e këtij klipi janë pamjet. Dy këngëtarët kanë vendosur që videoklipin ta xhirojnë në vreshtat e Rahovecit.

    Që në fillim të këngës, paraqitet një pamje nga lartë e vreshtave të Rahovecit.

    Përndryshe, kënga është një version i ribërë i një kënge të vjetër qytetare. Në spot, po ashtu, shihen edhe shumë artistë nga Rahoveci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!