×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri dhe Cricket publikojnë këngën e re

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 19:32

    Dafina Zeqiri dhe Cricket janë bërë sërish bashkë, për bashkëpunimin e tyre të dytë brenda dy muajve.


    Pas këngës ‘Një herë në jetë’, që Dafina dhe Cricket kanë publikuar në fund të muajit mars dhe menjëherë është shndërruar në një hit në këtë kohë karantine, dyshja sot kanë sjellë edhe një këngë të re.

    Kënga me titullin ‘A je pendu’ është projekti i radhës i Dafinës me Cricket.

    Dyshja kanë punuar bashkë për muzikën, ndërsa melodinë e këngës e ka bërë Dafina dhe produksion Cricket, kurse kënga ka tekst të Elinel.

    ‘A je pendu’ ka një videoklip shumë ndryshe dhe mjaft kreativ e artistik, për animacionet e të cilit është përkujdesur Joan Kamberaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!