×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B së shpejti sjellin projektin e ri muzikor

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 12:08

    Hiti i kësaj vere siç duket pritet të prezantohet së shpejti para publikut.


    Fjala është për një bashkëpunim të këngëtarëve të njohur të skenës shqiptare: Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B.

    Telegrafi mëson nga burime të sigurta se të njëjtit kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

    Marrë parasysh eksperiencën e tyre dhe projektet që treshja kanë sjell deri më tani, kënga e re e tyre nuk ka dyshim se do jetë një mega-hit

    Ndërkaq, artistja e njohur tashmë numëron duete të shumta me reperin Lumi B, e po ashtu edhe me reperin Vula.

    “Tonight” dhe “Got Ur Back” janë dy nga hitet e njohura të Ledrit dhe Dafinës, teksa kjo e fundit ka edhe disa projekte të suksesshme me Lumi B përfshirë këtu, “Rude Girl”, “Kalon”, “Lule Lule”, “Na” etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!