×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri për bulizmin: Rrjete sociale janë një ‘gjimnaz’ i ri ku njerëzit janë të shpejtë për të gjykuar

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 14:53

    Dafina foli për çështjen e bulizmit në rrjete sociale.


    Kohën e fundit, Dafina Zeqiri nuk ka hezituar të flasë haptas për problemet e shëndetit mendor.

    Ajo disa herë e ka prekur çështjen e bulizmit, madje edhe në këngën e saj “Duro”, e cila ndihmoi shumë persona të flasin hapur për këtë dukuri.

    Me anë të postimit të fundit, këngëtarja tha se gjatë këtyre viteve është mësuar ta pranojë veten si është.

    Ndër të tjera, Dafina thekson faktin se rrjetet sociale janë vendi ku njerëzit gjykojnë shpejt, ndërsa inkurajon ndjekësit të rrëfejnë historitë e tyre të ngacmimeve.

    “Përgjatë viteve unë kam mësuar të përqafoj atë që jam dhe NUK kam frikë. Rrjetet sociale janë “gjimnazi” i ri ku njerëzit janë të shpejtë për të gjykuar. A jeni ngacmuar ndonjëherë nga një postim? Dhe si ndikoi kjo në ty?

    – Më pëlqen të dëgjoj histori, mos hezitoni të komentoni më poshtë

    Me dashuri,
    D”, shkruan ajo.

     

    Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri është “Japa”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.

    Brenda pak ditësh, “Japa” arriti të marrë afro 2 milionë klikime në YouTube

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!