×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri publikon imazhe nga xhirimet e klipit të ri

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 12:50

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, duket se ka nisur punën për projektin e ri muzikor.


    Kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, nga fansat e 31 vjeçares të cilët këtë e kanë zbuluar me anë të një fotografie të ndarë në InstaStory.

    Në postim thuhet se ‘Zeqiri po vjen me një projekt të ri të quajtur Zili dhe se fotografitë e fundit janë nga prapaskenat e xhirimeve të klipit’.

     

    View this post on Instagram

     

    Try me….

    A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri) on

    Ndërkohë, Dafina të njëjtin e ka ripostuar në faqen zyrtare të saj ku në një mënyrë e konfirmon projektin e radhës.

    Ndonëse nuk ka treguar më shumë detaje, Dafina edhe këtë herë shfaqet me plot stil e ‘look’ të veçantë.

     

    View this post on Instagram

     

    Love my Team! @kacilleshi @arber_bytyqi_mua @drenushaxharra @ajkune_professional

    A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri) on

    Sa i përket projekteve të reja, “Million $” mban titullin kënga e fundit që ka lansuar, e cila deri më tani ka kaluar shifrën e 7.7 milionë klikimeve në YouTube, transmeton telegrafi.

    Ndërsa tani, presim të shohim se çfarë ka përgatitur ajo për admiruesit e shumtë të muzikës së saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!