Artistja shqiptare vazhdon të qëndrojë pranë fansave të saj me postime në rrjete sociale.
Dafina Zeqiri pas suksesit me projektin e ri “Duro” ka publikuar imazhe të reja në Instagram veshur me stil sportiv.
Këngëtarja ka ndarë imazhe plot stil derisa arriti të marr komente dhe pëlqime të shumta nga 1, 6 milionë ndjekësit e saj.
Veshjen sportive, kantautorja e projektit “Duro” e ka kombinuar me një xhaketë ngjyrë të zezë, kapele teksa ka vendosur edhe flokë të gjata me kaçurrele.
Ndryshe, kënga më e re e Dafinës është pjesë e albumit “Dafinë moj” lansimin e të cilit e ka paralajmëruar vitin e kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.