Dj Dagz dhe Einxhel janë dy abnorët e shtëpisë së Big Brother VIP që priteshin të bëheshin çift.
Të paktën të tilla sinjale kishin dhënë ata të dy mes vete me fjalë dhe përqafime, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Të pyetur se çfarë ndjenjë për njëri-tjetrin ata nuk kanë e kanë mohuar asnjëherë se pëlqehen mes vete, por akoma nuk ka diçka të fortë mes tyre që të merrnin një hap tjetër.
Gjatë një diskutimi mes tyre, Arbëri ka kërkuar nga Einxhel një përgjigje, pasi kjo e fundit gjatë një diskutimi kishte thënë se dikush e priste nga jashtë.
“Ti e ke thënë vet që ke pasur dikë jashtë,Meridiani nuk është bazuar në ato fjalë që kanë ndodhur atë natë”-ishin fjalët e Dj Dagzit.
Kurse Einxhel u përgjigj duke thënë: “Meridiani kur unë i kam thënë punën e të dashurit ka qenë banor i shtëpisë nuk ka qenë jashtë edhe unë nuk e kam thënë në sy të Meridianit”.
Kujtojmë që kishte thashëtheme që Einxhel kishte një lidhje të gjatë me Valonin, ish-konkurrentin e Big Brother, por kjo është mohuar nga vet këngëtari eleminimit./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.