×
  • Show Time
  • Show Time

    Dalin mesazhet mes tyre para se Noizy të grushtonte ish anëtarin e TBA

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 8:34

    Noizy ka rrahur me grushta Cllevio Serbianon ditën e djeshme në Durrës dhe pamjet janë bërë virale kudo në media. Por duket se zanafilla e këtij sherri mes tyre është që para disa ditësh.

    Cllevio Serbiano, ish anëtari i The Bloody Alboz (TBA) dhe shok i ngushtë me Stresin njihet në rrjetet sociale për “disset” e tij ndaj reperëve. Para pak ditësh ai ka publikuar në TikTok një video kur shante me fjalë të rënda Noizyn.

    Por sherri i tyre verbal ka vijuar edhe më tej pasi ata kanë shkëmbyer edhe mesazhe me njëri-tjetrin dhe Noizy i ka kërkuar Cllevios të mos shajë nëpër rrjetet sociale.

    Por duket se Cllevio nuk i ka marrë për bazë fjalët e Noizyt dhe sot i ka shkuar në lokalin e tij aty ku Noizy e ka rrahur dhe shokët e tij e kanë ndihmuar.

    Ende nuk dihet se si është mbyllur ky sherr mes tyre pasi policia ende nuk ka reaguar fare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!