Liam Osmani është banori i cili u arrestua të dielën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
44-vjeçari dyshohet se kishte përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani e për të cilat ai nuk kishte kryer pagesat, gjë e cila kishte ndodhur në vitin 2019.
Liami ka qenë i dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “mashtrim” dhe të dielën u ekzekutua urdhëri i lëshuar nga Prokuroria e Tiranës më 9 maj të 2022 për arrestimin e tij.
Tani, janë publikuar edhe pamje nga momenti i arrestimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Para hetuesve, 44-vjeçari pretendon se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.
Liam kishte mbërritur në Shqipëri para 10 ditësh nga aeroporti i Rinasit dhe nuk është ndaluar nga Policia./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.