Kamerat e mbikëqyrjes kanë kapur momentin e tmerrshëm kur një person i armatosur hap zjarr dhe lë të vdekur reperin Nipsey Hussle në Los Anxhelos. Reperi 33-vjeçar ishte një nga tre burrat që u qëlluan të dielën jashtë Marathon Clothing, dyqani që ai themeloi për të ndihmuar në rindërtimin e lagjes së tij të trazuar në jug të Los Anxhelos, transmeton Reporteri.net.
Kamerat e vëzhgimit nga një biznes i afërt kapën një burrë me një këmishë të kuqe që po i afrohej reperit Hussle dhe një grup njerëzish ndërsa qëndronin pranë një makine të bardhë të parkuar në pjesën e përparme të dyqanit të tij të dielën pasdite. Disa sekonda më vonë, Hussle mund të shihej duke rënë në tokë dhe disa burra duke u larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që po vazhdonin të hapnin zjarr.
Hussle, emri i të cilit ishte Ermias Asghedom, u qëllua disa herë dhe u shpall i vdekur pasi u dërgua për në spital. Ai pësoi plagë të rënda në kokë. Dy burrat e tjerë të cilët u plagosën nga të shtënat mbeten jashtë rrezikut për jetë. Hetuesit ende nuk kanë përcaktuar ndonjë motiv ose kanë identifikuar ndonjë të dyshuar në lidhje me vrasjen, por janë duke shqyrtuar pamjet nga kamerat.
Hussle u rrit në jug të Los Anxhelosit dhe shpesh fliste se ishte pjesë e bandës Rollin 60s Neighborhood Crips në vitet e tij të adoleshencës./Reporteri.net