Mbush çdo sallë plot. Ka pafund fansa. Këngët e tij janë hite të padiskutueshme.
Por, sonte Ramadan Krasniqi-Dani për herë të parë pas 48 vjetësh karrierë po e mban një koncert pa publik.Koncerti i Danit po mbahet pa praninë e shumë fansave të tij për shkak të pandemisë Covid-19.
Ai është parë i emocionuar para se të nisë këtë koncert krejt të pazakontë nga Peja, që po transmetohet sonte në Klan Kosova, por ka thënë se uron që këto ditë të harrohen shumë shpejt.
“Unë i kam kaluar 48 vjet karrierë dhe asnjëherë nuk kam pasë rast që të këndoj pa publik. Nuk jam i vetmi, edhe unë po rri mbyllur si gjithë të tjerët. Uroj që sa më shpejt të normalizohet jeta dhe uroj që kjo çfarë ka ndodhur të harrohet sa më shpejt”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.