Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi, ka sqaruar në emisionin Sonte në T7 deklaratën e tij rreth virusit Covid-19.
Dani tregoi problemet që i kishte me zemër. Ai tha se atë kohë kishte pasur thashetheme se kinse ai e ka virusin.
“Po të vdisja, të gjithë do të thonin se unë vdiqa prej Covidit atëherë”, thotë ai
“Po të ndodhte që të vdisja atëherë, do të thoshin që e kam virusin. E kam thënë disa herë që e besoj virusin, Zoti e ka krijuar atë dhe të gjitha. E dimë se ka viruse”
“Kom mujt shumë lehtë ta kryej të gjithë këtë muhabet. Do të thoja ‘Po është e vërtet ekziston virusi’ dhe askush nuk do të spekulonte. Por gjithkush ka të drejtë të ketë mendimin e tij. unë nuk frikohem. Ekziston virusi, por nuk frikësona. Gjithcka është e caktuar, dhe disa gjëra po zmadhohen”
“Njerëzit do të vdesin. Të gjithë do të vdesin. Kur po i shoh lajmet se vdiq një person por ka pasur edhe disa sëmundje të tjera, nuk jam dakord me këtë. Virusi ekziston, por po bëhet shumë më madhe se që është. Duhet të respektohen masat dhe rekomandimet dhe po mos të përhapet paniku.”, shtoi ai.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/238600627174087
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.