Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa gjatë një konference për shtyp para koncerit që do zhvillohet në Tiranë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë, ka komentuar edhe komentet e bëra nga ministrja e Brendshme Britanike, që i quajti shqiptarët “pushtues”.
“Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të cdo vendi ku jetojmë”, tha Dua.
Teksa merr në dorë pasaportën e saj shqiptare gjatë konferencës ajo thotë: Do të pasosha një të Shqipërisë dhe një të Anglisë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.