Mbrëmë në spektakël, banorët, Gjesti, Rozana Radi, Klajdi dhe G-Bani u dënuan nga vëllai i madh për gjuhën jo të përshtatshme të përdorur brenda shtëpis, duke i ndarë në një ambient të veçantë nga pjesa tjetër e banorëve.
Këngëtari Klajdi Musabelliu, gjatë një bisede me artisten Rozana Radi ka thënë se vite më parë ka qenë i dashuruar me këngëtaren Elvana Gjatën, gjatë kohës sa të dy kishin qenë pjesëmarrës tek “Ethet”.
Ai tha se rrinte me të shumë.
“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kam ndjerë për të kur kemi qenë tek Ethet, pasi qëndronim gjatë gjithë kohës në prova bashkë dhe këndonim bashkë”, ka thënë Klajdi në një bisedë me Rozanën.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.