Dyshja kanë lansuar në treg projektin e ri muzikor.
Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në tregun muzikor me një bashkëpunim të shumëpritur.
Çifti kishin lënë për të kuptuar se tashmë janë rikthyer si çift përmes imazheve dhe videove të ndryshme që postonin në praninë e njëri tjetrit ndonëse ende nuk kanë konfirmuar asgjë.
Me producent Luka Katic dhe Nancho by Fati.tv dhe kompani të prodhimit Fati Media Group GmbH këngën mund ta dëgjoni përmes linkut më poshtë.
Mozzik ka publikuar disa sekuenca nga klipi muzikor në profilin e tij të Instagramit ku shihen çifti duke debatuar, buzëqeshur dhe shijuar jetën e tyre.
Loredana gjithashtu ka publikuar të njëjtën video në Instagram teksa lajmin e lansimit të këngës e bëri duke shoqëruar me një figurë zemër të kuqe.
Madje klipi supozohet të jetë historia e këngëtarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.