‘La Casa de Papel’ ka publikuar trailerin e ri dhe datën e publikimit të sezonës së tretë të serialit.
Sezona e tretë e serialit shumë të shikuar në Netflix, ‘La Casa de Papel’ do të publikohet më 19 korrik të këtij viti.
Ky lajm padyshim se ka gëzuar shumë fansa të serialit, të cilët kanë pritur që sezona e tretë të dalë më vonë gjatë vitit.
Tani Netflix ka publikuar trailerin e ri për këtë sezonë dhe gjërat duket se do të bëhen edhe më interesante..
Pushimet e kriminelëve të cilët tashmë janë pasuruar duket se do të ndërpriten nga policia të cilët janë duke i kërkuar që nga ikja.
Seriali shumë i shikuar në gjuhën spanjolle u bë i famshëm globalisht pasi Netflix e ka vendosur ta shfaqë e madje edhe t’i realizojë një sezonë të tretë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.