×
  • Show Time
  • Show Time

    Demi Lovato është fejuar me aktorin Max Ehrich

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 19:33

    Këngëtarja 27-vjeçare Demi Lovato dhe aktori 29-vjeçar Max Ehrich, me të cilin është në lidhje që nga marsi – kanë marrë një hap tjetër para në lidhjen e tyre. Ata janë fejuar.


    Demi ka treguar se është e nderuar të pranojë ofertën e tij për martesë.

    Lovato ka thënë se kurrë nuk ka ndjerë dashuri të pakusht ndaj dikujt në jetën e sa, si ndaj Max Ehrichut. Demi po ashtu ka lënë të kuptohet se pritet të krijojë familje me aktorin.

    Në një seri të postimeve duke treguar unazën.

    “Max Ehrich – e kam ditur se të kam dashur nga momenti që të kam takuar. Është një gjë që nuk mund t’ia përshkruajë dikujt që nuk e ka përjeuar. Kurrë nuk kam ndjerë një dashuri të tillë të pakusht ndaj dikujt tjetër në jetën time (me përjashtim të prindërve të mi). Kurrë nuk më ke bërë presion për të qenë dikush tjetër pos vetja. E ti më bën versionin më të mirë të vetes sime”, ka shkruar Lovato në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!