Teksa sot vendi nisi ti nënshtrohej një tjetër urdhëri të qeverisë, atij të mbajtjes së maskës në çdo ambjent, nga salla e parlamentit deputeti Ralf Gjoni ka akuzuar kryeministrin se nuk ka asnjë plan për menaxhimin e pandemisë.
Më tej, Gjoni solli rastin e tij duke u shprehur se pavarësisht mbajtjes së maskës gjatë gjithë kohës sërish u infektua me Koronavirus.
“Ajo që më shqetëson është që Edi Rama nuk ka asnjë plan për të menaxhuar krizën e COVID-it, krizën shëndetësore, për t’i bërë ballë krizën sociale që po vjen në 2021. Nuk jam dakord me Hysenin që thotë se maska duhej mbajtur. Rama merr vendime pa konsultuar me asnjë ekip mjekësor. Ky është i paparë ndërron mendje me hënë. Duhet të kuptoni se çfarë situate do të përballeni. Ai di të pikturojë fabulaoimagjinare më mirë se Ilir Meta dhe Sali Berisha, i cili ka ditëlindjen. Rama e di shumë mirë aftësinë e tij të piktorit. Në momentet që ështeti i ka arkat bosh dhe populli është në gjendje të keq Rama hap sherr me Ilir Metë”, tha Gjoni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.