×
  • Show Time
  • Show Time

    Deputetja e VV-së me biçikletë nëpër Prishtinë, sugjeron që të shkohet në punë me të për një jetë më të shëndetshme

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 22:42

    Aktorja e njohur Adriana Matoshi dhe njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, po e përkrah idenë e përdorimit të biçikletave elektrike.


    Në një sërë fotografish të publikuara në rrjetin social Instagram, Matoshi tregoi se ditën e sotme e kaloi nën shoqërimin e një biçiklete, e cila i ndihmoi shumë në qarkullim.

    Në mbishkrimin e fotografive, ajo shkruan se përdorimi i madh i automjeteve përveçse dëmton ambientin, ndikon edhe në gjendjen mendore të njerëzve.

    “Në këtë kohë u bo vështirë me mbërri në punë me kohë! Kolonat ma nxinë jetën edhe mushkëritë e zeza po na bëhen çdo ditë e ma shumë prej veturave! Më pastër, më lehtë, më fllad me biçikletë elektrike… Kështu e mbrojmë edhe natyrën, gjënë kryesorë për shëndetin tonë! Mua më pëlqeu shumë dhe jam ndarë e kënaqur, tash e provoj edhe trotinetin”, shkroi Adriana Matoshi në mbishkrimin e fotografive.

    Në këtë shëtitje, aktorja dhe deputetja kishte veshur një kostum të bardhë dhe elegant me vija të kuqe, i cili e bënte të dukej mjaft tërheqëse.

    Ajo gjatë këtyre ditëve e ka ngritur zërin në kuvend për industrinë e filmit, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përkrahë artistët e fushës së kinematografisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!