Me hyrje të shpeshta që po ndodhin thuajse çdo të dytin prime së fundmi, banorët e Big Brother VIP Albania 2 kanë filluar të hamendësojnë se finalja e madhe do të shtyhet.
Se a do të vijojë BBVIP edhe pas afatit të parapërcaktuar, kjo gati se është konfirmuar. Këtë e bëri të ditur edhe vetë Arbana Osmani, gjatë prime-it të mbrëmshëm, shkruan Reporteri.net.
Ajo, me shaka u tha banorëve se do të qëndrojnë brenda shtëpisë edhe për tre muaj të tjerë, nën pretekstin se ata po ofrojnë ‘show’ që publiku po argëtohet jashtë mase.
Sondazh i UBO Consulting: Ia kalon edhe Albin Kurtit, 90% e kosovarëve mbështesin Luizin
Anipse deklarata e Arbanës nuk u duk fort serioze, iconstyle.al raporton se finalja e madhe pritet që të shtyhet edhe dy muaj.
16 maji mendohet se do të jetë dita kur do të marrë fund kjo eksperiencë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kujtojmë se aventura e tyre ka filluar më 25 dhjetor. Deri tash, banori që ka spikatur më së shumti është Luizi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.