×
  • Show Time
  • Show Time

    Dëshmia e ish-shoqes së Amber Heard kundër Depp: Kisha frikë kur ai kthehej në shtëpi

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 19:38

    Ish-mikesha e Amber Heard, Raquel Pennington ka qarë teksa dëshmonte sot në gjyq lidhur me lëndimet që ka pësuar aktorja e njohur.

    Pennington tha në deklaratën e saj të regjistruar paraprakisht se Heard ka patur një sy të nxirë, hundë të fryrë, buzë të gjakosur si dhe lëndime të tjera në kokë.

    Madje, ajo shtoi se flokët e saj u shkulën nga Depp pas një përleshjeje në vitin 2015.

    Pennington tha gjithashtu se ajo kishte parë personalisht Heard duke mbuluar shenjat në fytyrën e saj me grim.

    Gjatë një deklarate të regjistruar më 21 janar, Pennington tha se ishte e shqetësuar për sigurinë e Heard.

    “Unë isha i shqetësuar për sigurinë e saj. Isha e shqetësuar se kur ai kthehej, ai mund të bënte diçka që ishte më e keqe se sa kishte menduar ndonjëherë,” tha Pennington në regjistrimin e 21 janarit.

    Më tej, Pennington pranoi se ka qenë me Heard në momentin kur kjo e fundit po përgatitej për tu shfaqur në “The Late Late Show” të James Corden, një natë pas rrahjes së supozuar në dhjetor 2015.

    Pennington tha se i ka parë lëndimet e Heard-it në parakrah, së bashku me prerje më të vogla në këmbë, pasi ajo u kthye nga Australia, ku aktorja pretendoi se ishte sulmuar seksualisht nga Johnny Depp në mars 2015./Iconstyle.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!