Reperi i njohur shqiptar Unikkatil javë më parë paralajmëroi se do të kthehej me një performacë në Prishtinë.
Performancë kjo e cila ishte paralajmëruar se do të kishte një audiencë masive, por në fakt ndodhi e kundërta.
Koncerti i artistit, i paralajmëruar për mbrëmë është anuluar në fund për arsye se nuk kishte aq shumë pjesëmarrës siç ishte paraparë.
Tani, Klan Arena ka dalë me një njoftim, rreth këtij eventi kur do të performonte reperi Unikkatil, në të cilin shpreh keqardhje për ngjarjen e djeshme.
Në njoftimin e saj, Klan Arena, sqaron se nuk ka qenë organizatore, por vetëm ofruese hapësire për palën e tretë. Dhe në këtë cilësi i siguron pjesëmarrësit se do të angazhohet që të gjithë të pranishmit në eventin e djeshëm, të cilët kanë blerë bileta përmes platformës së saj dhe pikave të Artmotion, të rimbursohen.
Mëngjesin e ditës së sotme, u raportu se aty të pranishëm nuk ishin as 300 persona dhe si rrjedhojë reperi anuloi daljen në koncert.
Për pasojë pjesëmarrësit kishin bllokuar hyrjen duke kërkuar t’u kthehen paratë e biletave.
Nuk i shkuan as 300 veta në koncert, si dështoi dhe u turpërua mbrëmë reperi Unikkatil në Prishtinë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.