Aktori turk Necati Şaşmaz, i njohur për publikun shqiptar me rolin e për Polat Alemdar-it në serialin e famshëm “Lugina e Ujqërve”, është akuzuar nga ish-bashkëshortja se e ka rekrutuar djalin e tyre në një kult fetar.
Nagehan Kaşıkçım e cila po ashtu është aktore, ka publikuar një video nga sekti “Kadiri Nejati Shashmaz”, ku bën pjesë ish-burri i saj dhe djali i tyre 8-vjeçar.
“Djali im tetëvjeçar ishte viktimë e këtij kulti. Ata e shohin si udhëheqës dhe i puthin dorën. Nuk dua që fëmijët e mi të përfshihen në këtë kult, ku praktikat janë çnjerëzore “.-tha ajo, duke denoncuar ish-bashkëshortin për pakujdesi.
Sipas saj, djali është dërguar nga babai i tij një vend të mbyllur ku kishte njerëz shumë të mëdhenj, të cilët u mblodhën rreth tij për të bërë disa lëvizje, që ai nuk mund t’i kuptonte, të cila ishin kundër vullnetit të tij. Aktori turk së bashku me avokatët e tij deklaruan se kulti nuk është i vërtetë, por që ritet e përshkruara nga ish-bashkëshortja nuk janë të vërteta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.