Një aksident tragjik me autobus ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Bullgari ku kanë mbetur të vdekur 46 persona.
Është raportuar se në autobus ishin 52 njerëz, e në mesin e tyre 12 fëmijë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga ky aksident 7 persona kanë shpëtuar, derisa momentalisht ndodhen në spitalin Pirogov, prej tyre 5 burra dhe 2 gra.
Në mesin e reagimeve të shumta nga krerët e shteteve, kanë reaguar edhe figura të njohura të estradës shqiptare.
“Lajm i trishtueshëm, dhimbje e madhe. Lutje për të mbijetuarit, pikëllim për ata që humbën jetën”, ka qenë reagimi i Tunës në llogarinë e saj në Instagram.
“Ngushëllim familjarëve të viktimave të aksidentit në Bullgari”, ka qenë reagimi tjetër i Gold Ag.
Një reagim erdhi edhe nga artistja Dafina Zeqiri, e cila ngushëlloi familjarët e viktimave nga ky aksident tragjik.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Lutemi për shërim sa më të shpejtë për të lënduarit e aksidentit”, ka shkruar Zeqiri.
“Ndjejë dhimbje të thellë dhe ju shpreh ngushëllime familjarëve, të atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari”, ka qenë reagimi i këngëtares Teuta Selimi.
Theksojmë se nga 46 viktimat, shumica nga ta raportohet se janë shqiptarë./Reporteri.net/