Ngjarjet skandaloze që kanë ndodhur ditëve të fundit në Kosovë e Shqipëri kanë nxitur reagime të shumta tek fytyrat publike.
Në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë u panë disa nxënës të të klasës së shtatë duke ngacmuar seksualisht vajzë të po kësaj shkolle të klasës së parë.
Pas një dite, rast i rëndë ndodhi edhe në Mirditë ku u dhunua një vajzë 15-vjeçare nga pesë persona.
Ndaj këtyre lajmeve, të revoltuar reaguan shumë nga fytyrat publike.
Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, përmes disa postimeve në rrjetet sociale u shpreh se këto nuk janë lojëra fëmijësh por janë trauma psiqike.
Moderatorja shqiptare, Fjoralba Ponari, në një story të Instagramit u shpreh: Nëse zgjedh të heshtësh, abuzuesi do ta bëjë sërish.
Denonco! Modelja e njohur, Kejvina Kthella, ka reaguar ashpër ndaj përdhunesve të 25 vjeçares në Mirditë.
“Shpifsira, mos pafshi dit me sy! Doni djegur ate meritoni“, shkroi ajo në imazhin që postoi.I prekur nga kjo situatë ishte edhe reperi shqiptar, Noziy, i cili u shpreh: Përdhunuesit kanë emra! Me disa emoji në formë neverie reagoi edhe aktorja, Arjola Demiri.