×
  • Show Time
  • Show Time

    Dhurata Dora publikon sekuenca nga klipi i këngës “Ferrari”

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 20:55

    Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, ka treguar se ka një veçanti në interpretimin e këngëve, që nga paraqitja e parë.


    Suksesi i saj deri më tani është i padiskutueshëm, pasi që këngët e saj kanë filluar të dëgjohen edhe jashtë kufijve shqiptarë.

    Pas disa projekteve të njëpasnjëshme, Dhurata ka përgatitur një tjetër këngë, e cila do të publikohet ditën e nesërme (e shtunë).

    Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo jo vetëm që ka ndarë me fansat sekuenca nga kënga, por tani edhe prej klipit të realizuar.

    Rreth tre muaj më parë, bukuroshja brune ka lansuar këngën “Las Loss”, në bashkëpunim me reperin Azet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!