Mandi Nishtulla ka treguar se me Silva Gunbardhin sot nuk flet, edhe pse dikur bënë namin me këngën “Të ka lali shpirt”.
Sipas Mandit këna ka qenë ideja e tij dhe nuk ka marrë para.
“Në këngë nuk më kanë vendosur kredencialet se ku mund të më gjejnë njerëzit. Madje më kanë thënë dhe diçka tjetër, qe klikimet nuk paguheshin, është budallik të kërkosh ti lekë. Ato klikime, ato gjonat ja kam dhënë atyre, le t’i marrin janë miliona euro. Nuk kam marre kokërr leku. Ideja e këngës ka qenë e imja, kam qenë duke ik në Francë, duke parë nga dritarja, më erdhi refreni i këngës, e shkruajta. Shkova tek Alfred Sula, ka qenë bashk me Dafin dhe këta nuk ishin martuar ende. Ishim të gjithë ok, dhe më pas vjen Silva e cila e dinte që kënga do bënte namin, kërkoi të ishte patjetër, ishim dobët me buxhetin dhe klipin e pagoi Silva. Nuk e di çfarë kanë bërë me klikimet”, u shpreh Mandi i revoltuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.