×
  • Show Time
  • Show Time

    “Dikush bën viktimën se ka rrit fëmijët e vet”, nëna e Antonelës i reagon ashpër Arjolës pas debatit që patën mbrëmë në Big Brother VIP

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 22:03

    Antonela Berisha dhe Arjola Demiri patën një debat të fortë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Debati i tyre degradoi sa vajzat i shkuan njëra-tjetrës në fytyrë dhe gjatë spektaklit përfshin dhe persona të tjerë :

    Atdhe Xharavinën, ish-konkurrentin e Për’puthen dhe mikun e të dyja konkurrenteve, i cili ka mbështetur haptaz Arjolën.

    Mamaja e Antonelës, Donika, e cila ka qenë prezente dhe në një puntatë të Për’puthen për ti kërkuar llogari Mevlanit dhe Ledjanës, ka reaguar dhe ndaj kësaj situate:

    Ajo në një koment në Instagram e quan Arjolën viktimë dhe shkruan për sakrificat e Antonelës.

    “Dikush bën viktimën se ka rrit fëmijët e vet… detyrën ka bërë si çdo nënë. Çdo të them unë për ty o shpirt që ke rritur tre vëllezërit e tu. Ke studiuar, ke punuar, ke siguruar një të ardhme tënden. Ti je krenaria ime. Do të jesh gjithë jetën e do të mbetesh gjithë jetën. Vazhdo kështu siç di të jesh vetëm ti. Tregoju se një femër e vetme arrin ku të dojë”, shkroi Donika.

    Kujtojmë se sipas Arjolës, Antonela as nuk quhet VIP. Madje vajzat janë kthyer aq kundra njëra-tjetrës sa kanë përdorur shprehi si “me të meta mendore”, “malsore”, “nga mali” etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!