Që kur u përhap lajmi se Dior ka prishur kontratën me Bella Hadid për shkak të statuseve të saj pro Palestinës, përdoruesit e markës së famshme kanë nisur ta bojkotojnë duke mos i përdorur më produktet e saj, ose duke shpërndarë video në rrjetet sociale ku produktet Dior hidheshin në kosh.
Por sot raportohet se disa aktivistë po protestojnë para brand-it Dior.
Thuhet se Dior e zëvendësoi Bella-n me May Tager, një modele izraelite, e cila kishte gjithashtu një kontratë me Dior.
Ndërkohë, fakte të reja kanë qarkulluar në rrjet!
Bëhet me dije se kontrata e Bella Hadid me Dior ka përfunduar që në mars 2022, shumë kohë para konfliktit të fundit dhe imazhi i saj është hequr më herët.
Megjithatë, Dior e rinovoi kontratën vetëm me Tager dhe jo me Bella Hadid, ndaj ky gjithashtu është një fakt që i revolton fansat e modeles!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.