×
  • Show Time
  • Show Time

    Ditë zie për Enca Haxhian, i vdes njëri nga familjarët

    Reporteri
    15 Nëntor 2021 | 14:14

    Në shkurt të vitit të kaluar Enca Haxhia u përballë me një humbje të madhe, atë të babait.

    Por, tani përmes disa postimeve ajo ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë edhe gjyshi i saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Këngëtarja ka bërë të ditur se ditë më parë ka ndërruar jetë gjyshi i saj, derisa thotë se ka zgjedhur vetë të mos e bëj publike pikërisht atë ditë të rëndë për të.

    Ajo gjithashtu ka shkruar se ai ka qenë një artisti, e që e ka mbështetur atë e ka besuar në Encën qysh në hapat e saj të parë në muzikë.

    Përmes një Story tjetër, ajo ka treguar se gjyshi i saj tashmë i ndjerë ka nisur edhe një libër për këngëtaren, por që ajo nuk ishte e gatshme ta publikonte, por që një ditë do e bëjë një gjë të tillë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!