×
  • Show Time
  • Show Time

    Ditën kur mori vesh lajmin për shtatëzani, Orinda priste edhe këtë lajm të keq

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 13:47

    Orinda Huta është treguar shumë diskrete për pritjen e ëmbël dhe ju deshën muaj që ta ndante mendjen që do ua tregonte të gjithëve lajmin e bukur.


    Ama sot ka vendosur të na tregojë dy detaje të tjera të rrugëtimit të saj.

    Krah një fotoje ku shfaqet duke zbukuruar pemën e krishtlindjeve ajo tregon: “Duke bërë xhiro nëpër albume , del kjo foto.

    Kthehesh aty dhe mendon, 1 ditë para ke marrë lajmin e bukur, ndërkohë që ndjen ethe sepse të nesmërmen do konfirmohesh me Covid-19 prej analizave. #zotieshteimire”.

    Mesa kuptuam Orinda e paska kaluar Covidin gjatë shtatzënisë, jo më kot e ka mbajtur goxha muaj larg vëmendjes mediatike pritjen e ëmbël.

    E me gjithë vështirësitë, sot është drejt fundit të saj dhe më e lumtur se kurrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!