×
  • Show Time
  • Show Time

    Dj Dagz dhe Einxhel Shkira – A po krijohet edhe një çift zyrtar në Big Brother VIP?

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 10:35

    Që nga rikthimi i Dj Dagz në shtëpinë e Big Brother VIP, gjërat mes tij dhe Einxhel Shkirës kanë ndryshuar.

    Dyshja gjithë kohës po qëndrojnë me njëri-tjetrin, e madje edhe provën javore ata e realizuan së bashku, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Edhe gjatë ditës ishin Dagz dhe Einxhel ata që bënë të fundit këtë provë, ku duhej të kujdeseshin për zjarrin që të mos fikej.

    “Qysh dukesh si bebe kur flen”, ishin fjalët e Dagz drejtuar Einxhelit.

    Kujtojmë se kur Dagz u largua javën e kaluar nga shtëpia, Einxhel nuk pushonte dot së qari për të.

    Moderatorja shqiptare tha se ndjehet në faj, dhe se është bërë pishman që nuk është sjell mirë me të dhe se është person shumë me rëndësi për të./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!