×
  • Show Time
  • Show Time

    Dj Geek i jep ‘lamtumirën e fundit’ publikisht Dafinës

    Reporteri
    26 Gusht 2023 | 10:52

    Tash e gjashtë vite, Dj Geek ishte pjesë e ekipës “Moneyz”, ekip kjo e përberë nga këngëtarja Dafina Zeqiri.

    Gjatë kësaj kohe siç dihet tashmë, Djgeek dhe këngëtarja patën një lidhje romantike për vite me radhë, e cila përfundoi pak muaj më parë.

    Dyshja edhe pse i kishin dhënë fund kësaj lidhje, raporti kolegial vazhdonte të qëndronte.

    Por, duket se edhe këtij raporti i ka ardhë fundi. Ishte vetë Djgeek ai i cili njoftoi se që nga mbrëmë kur u përmbyllen koncertet e Dafinës për këtë sezon, më nuk do të jetë pjesë e këtij ekipi.

    Ai ka falenderuar të gjithë përkrahësit e tij në këtë rrugëtim, të cilin e quajti “të paharrueshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!