×
  • Show Time
  • Show Time

    Dj PM reagon pasi u tha se Dj Dagz e tradhtoi me rikthimin në Big Brother VIP

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 20:25

    Dyshja Dj Dagz dhe Dj PM u larguan nga Big Brother tri ditë më parë, por produksioni përmes një televotimi ktheu sërish njërin nga ta.

    Publiku zgjodhi që Dj Dagz të kthehej sërish në shtëpinë e Big Brother VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Të shumtë ishin ata njerëz në rrjete sociale që e quajtën tradhti ndaj Dj PM, rikthimin e Dagzit në Big Brother, pasi sipas tyre duhej që edhe ai të dilte.

    Por, sot ka reaguar Dj PM, pasi Dagz kishte bërë një bluzë me një dedikim për të dhe e kishte vendosur në oborr.

    “Biri jem t’du shumë, i miss you too, po shihemi shumë shpejt. deri ne vdekje ItsPmtodheDagznow”, ka shkruar Dj PM./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!