Për të shtyer kohën brenda shtëpisë më të famshme, banorët pothuajse çdo ditë po improvizojnë lojëra të ndryshme.
Përveç provës së javës të caktuar nga Big Brother, kësaj radhe djemtë kanë zgjedhur të bëjnë diçka mjaft argëtuese, shkruan Reporteri.net.
Dy nga djemtë e shtëpisë, Donaldi dhe Kledi kanë inprovizuar me peshqir ‘fustane’, derisa kanë sfiluar para banorëve tjerë që ndodheshin në oborr.
Ky moment nga dyshja ka shkaktuar të qeshura te banorët, derisa të dy nuk e patën aspak problem të bënin një gjë të tillë, aq më pak Donaldi i cili është edhe aktor.
Ndryshe, Donaldi gjatë ditës së djeshme bëri deklarata të forta për Bora Zemanin me të cilën ka pesë muaj që është ndarë.
Aktori u shpreh se lidhja me të ka zgjatur tri vite, e madje ka qenë shumë e fortë, por që u ndanë pasi u bënë shumë gjëra bashkë, por jo se ndarja erdhi se nuk e donin njëri-tjetrin.
Donald Veshaj gjithashtu tregoi se kënga “Toxic Love” e cila këndohet nga Elgit Doda, është shkruar nga vetë ai dhe i dedikohet Bora Zemanit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.