×
  • Show Time
  • Show Time

    Don Xhoni dhuron një shtëpi për bamirësi: Po e publikoj jo për marketing, por për të bërë thirrje që të gjithë të ndihmoni

    Reporteri
    16 Shtator 2023 | 23:52

    Reperi drenicak, shumë i dëgjuar nga shqiptarët, Don Xhoni, sot ka bërë një familje me shtëpi.

    Përvec talentit që ka për muzikën, ai shfaq një anë tjetër të tijën, duke u treguar tejet human, përderisa dhuron një shtëpi për një familje nevojtare.

    Reperi ishte mbrëmë (e premte) në Suharekë, për ta takuar Halil Kastratin te shoqata e tij “Jetimat e Ballkanit”, ku edhe darkuan së bashku.

    Këtë e bëri të ditur vetë Halili në një postim, ku e falënderon artistin që po gëzon një familje.

    Ai shkruan: “Një familje po surprizohet me shtëpi të re”, duke marrë shumë vëmendje në llogarinë e tij në Instagram.

    Nga ky lajm e ky përshkrim, u emocionuan të gjithë ndjekësit e tij, e gjithashtu edhe fansat e reperit nga gjesti i tij human.

    Përndryshe, kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni bën një gjest të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!