×
  • Show Time
  • Show Time

    Don Xhoni inatin për videon e rrahjes që e pësoi në Tiranë e shfrynë sërish me fyerje ndaj mediave

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 8:39

    Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni është rrahur nga një grup huliganësh brenda veturës së tij mbrëmjen e djeshme në Tiranë.


    Në pamjet e publikuara nga mediat shqiptare shihen një grup të rinjësh të cilët e rrahin keq reperin nga Kosova, fillimisht duke e futur në veturë e duke i rënë shqelma e grushte.

    I njëjti në një video live në Instagram ka dematuar se është rrahur duke hedhur akuza ndaj mediave që publikuan lajmin.

    Në një lidhje me moderatorin Meriton Mjekiqi, të dy kanë hedhur akuza ndaj mediave online, duke i akuzuar për shpërndarje të lajmeve të rreme.

    Madje Don Xhoni ka kërcënuar edhe ata që e kanë publikuar videon, duke paralajmëruar se do të hakmerret ndaj personit që e publikoi videon po qe se e zbulon identitetin e tij.

    “Kurrë në jetë nuk keni me më pasë në intervista, ka me ju marrë malli me më pa në intervista”, ka thënë ndër të tjera ai. Kurrë në jetë nuk kam me ju shkelë pragun e derës”, është shprehur ai.

    Ndryshe, mësohet se në sherr janë përfshirë reperi i njohur me emrin Finem, ose Klejdi Dogjani, 22 vjeç nga Tirana si dhe Don Xhoni, Xhonatan Isufi.

    Gjithçka duket se ka nisur pas një një deklarate që Finem bëri në një emision televiziv. Reperi iu përgjigj një pyetje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin. Me sa duket përplasja ka vijuar dhe në rrjetet sociale për të degjeneruar deri në sherrin fizik të mbrëmjes së sotme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!