×
  • Show Time
  • Show Time

    “Mos e luaj viktimën, mos bëj drama”, Don Xhoni reagon ndaj modeles ruse

    Reporteri
    05 Prill 2022 | 18:32

    Reperi nga Drenica, Don Xhoni, prej disa muajsh ka qenë duke shijuar një lidhje dashurie me modelen ruse, Ariana Lirey.

    Megjithatë, dyshja duket se kanë ndarë rrugët përfundimisht dhe këtë e konfirmoi modelja përmes disa shkrimeve që ka ndarë në InstaStory.

    Një reagim lidhur me marrëdhënien e tyre nuk ka munguar as nga artisti shqiptar, i cili po ashtu tregon të vërtetën duke shtuar se janë ndarë, por që ka një respekt të madh për Lirey.

    Ai në fund i ka thënë që të mos vazhdojë të bëjë drama dhe që të mos e luajë viktimën në Instagram, pasi nuk është një person i tillë.

    “Kam respekt të madh për ju, ti ke qenë pjesë e jetës time. Është një kohë që nuk do të harrohet kurrë, por gjithçka e ka një fund. Shpresoj që të jesh e lumtur në jetë dhe Zoti të bekoj zemrën tuaj”, ka thënë reperi.

    “E di që nuk je person i keq, mos u bëj si e tillë. Mos bëj drama dhe mos e luaj viktimën në Instagram. Ka mbaruar, kaloje atë. Boluchka”, ka shkruar krejt në fund krijuesi i hitit “Make a pose”.

    Ata tani kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, madje Ariana tha se ia kishte bërë bllok.

    Në një tjetër postim, Don Xhoni gjithashtu ka reaguar edhe ndaj mediave që e kanë keqinterpretuar ngjarjen, e kanë bërë raportime të llojllojshme. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!