Para disa ditësh reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka bërë të ditur se do të sjell të reja nga karriera profesionale.
Ai po ashtu kishte informuar se nuk është ‘diss’, por teksti ka vetëm informacione të vërteta.
Ndërkohë në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai bëri të ditur se ka sjell projektin në platforma digjitale.
“Unë foli i fundit” mban titullin prodhimtaria, për instrumentalin e së cilës ka punuar producenti Çelik Lipa.
Tekstin e ka shkruar vet artisti, ndërsa për klip u përkujdesën Elena Kelmendi dhe Agon Nushi.
Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, ‘freestyle’-i nga reperi u prit mirë nga fansat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.