Aktori Donald Veshaj i cili tashmë udhëheq emisionin “Më lër të flas” këtë javë të ftuar e ka pasur moderatoren Donja Mema e cila ndër të tjerash ka folur për shtatzëninë e saj.
Në bisedë e sipër Mema e ka pyetur aktorin në rast ka plane për ndonjë fëmijë.
“Po ti ke ndonjë plan për vete për ndonjë bebe tani afër që mos të ta marrim ty?”-pyeti Dojna, ndërsa Donaldi ka habitur përsëri me përgjigjen e tij duke thënë: “Po ska gjë se e kam dhe një tjetër më të mirë.” Menjëherë përgjigja e tij është lidhur me djalin e Bora Zemanit, të cilin e ka nga lidhja me Dj Vin Velin.
Donaldi nuk ka folur më parë në lidhje me djalin e moderatores dhe pavarësisht as kësaj here se ai nuk përmendi emra, mimikat dhe përgjigja e tij u përkthyen nga fansat si një deklaratë e tij për Borën dhe djalin e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.