Emri i aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani, janë kthyer në kryefjalën e mediave rozë, ku së fundmi, aludohet dhe përflitet shumë që ata mund të jenë bashkuar sërish.
Ndërkaq në media në Shqipëri është përfolur gjithashtu se Bora mund të jetë pjesë e një filmi ku do të luajë edhe Donaldi.
Pak ditë më parë, në “Instagram” qarkulloi një video, ku moderatorja shfaqet krah regjisorit Erion Bubullima asnjëri prej tyre nuk tha asgjë.
Sipas “Anabel.al” regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin edhe binjakët Veshaj e për aq kohë sa regjisori zgjedh t’i mbajë diskrete projektet e tij, një lajm i tillë mbetet vetëm në kuadër aludimi.
Në fakt dyshimet përforcohen edhe më shumë nga fakti se në të njëjtën kohë me Borën edhe Donaldi ka udhëtuar drejt Vjenës, kjo gjë u zbulua përmes sistemi Tims, teksa në Instagram ai u shfaq në aeroport dhe udhëtoi pa Romeon.
Bora hodhi një video krah një goce e cila përveç Borës ndiqet po ashtu nga Romeo në Instagram, sakaq, mamaja e vëllezërve Veshaj ka hapur një profil personal në rrjetin social Instagram dhe mori vëmendjen e të gjithve fakti se Bora e ndjek atë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.